Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Portugalisë.
Trajneri portugez raportohet se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit për shkëputje të kontratës, transmeton GazetaBlic Sport.
Santos ishte trajner i kësaj kombëtarje që nga viti 2014 dhe nën udhëheqjën e tij, Portugalia e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016.
Largimi i tij vjen si pasojë e eliminimit të Portugalisë në çerekfinale nga Kupa e Botës.
/GazetaBlic Sport/