Sporti

Dukagjini – Ferizaj, konfirmohet data e finales së Kupës së Kosovës

04/23/2026 16:21
nga:Mergim Rreci

Finalja e Kupës së Kosovës tashmë ka marrë formë dhe pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët e futbollit vendor.

Më 21 maj do të përballen Dukagjini dhe Ferizaj, në një duel që pritet të jetë i fortë dhe i luftuar deri në fund, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja finale do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, impianti më i madh futbollistik në vend, i cili tradicionalisht pret ngjarjet më të rëndësishme të futbollit kosovar. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tifozë nga të dyja kampet që do të mbështesin skuadrat e tyre në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Të dy ekipet kanë bërë një rrugëtim të fortë deri në finale, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke treguar vendosmëri për të arritur trofeun, sidomos në gjysmëfinale, atje ku Dukagjini e eliminoi Ballkanin, ndërsa Ferizaj triumfoi ndaj Llapit.

/GazetaBlic Sport/