Darwin Nunez, sulmuesi i Liverpool-it është në mesin e 26 futbollistëve që do të luajnë për Uruguai në Kupën e Botës.
Ai mendoi se Uruguai nuk është ndër favoritët kryesorë për ta fituar atë, por se do të tentojnë të bëjnë më të mirën atje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi këtu duke e ditur se nuk jemi favoritë, por do të luftojmë me çdo kundërshtar. Ndeshja hapëse, kundër Koresë së Jugut, është shumë e rëndësishme. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, i cili për disa arsye është në Kupën e Botës. Duam të shkojmë larg në garë, objektivi ynë është të fitojmë Botërorin, por mendimi i parë është vetëm te loja me Korenë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


