Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit do të luhet në stadiumin olimpik Montjuic në Barcelonë sonte nga ora 21:00.
Barcelona vjen nga një formë e mirë, pasi fitoi Kupën e Mbretit në vikend, teksa Interi nuk është aspak në formë, pasi ka humbur tri ndeshjet e fundit.
Bazuar tek publikimi i ‘Opta’, Barcelona është favorite absolute ndaj Interit, me fitoren e skuadrës spanjolle që llogaritet me 55.2%, ndërsa Inter ka vetëm 22.5%.



