Lajme

Fatmir Humolli konfirmon dorëheqjen nga Vetëvendosje: Qasja e gabuar e Qeverisë arsyeja që do të merr këtë vendim

03/14/2023 14:53
nga:Genita C

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatmir Humolli ka konfirmuar për GazetaBlic se javën tjetër do të jap dorëheqje nga kjo parti.

Humolli thotë se ka pritur dy vite që të ndryshojë qasja e Qeverisë në raport me problemet, që sipas tij është e gabuar.

“Ka një vit që kam thënë se kur do të bëhen dy vite të Qeverisjes do të jap dorëheqje, nëse nuk ndryshon qasja e Qeverisë në zgjedhjen e problemeve”, tha Humolli.

Humolli thotë se qasja e gabuar e Qeverisë në zgjedhjen e problemeve është arsyeja kryesore që e mori një vendim të tillë.

“Arsyeja kryesore që po marr këtë vendim është qasja e gabuar e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e problemeve”, tha Humolli për GazetaBlic.