Sporti

Fantastike: Bad News Eagles fiton edhe ndeshjen e dytë, shumë afër kualifikimit në Majorin e CS:GO në Paris

04/07/2023 12:16
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles e kanë siguruar edhe fitoren e dytë në turneun kualifikues RMR për BLAST Paris Major CS:GO

Kjo ndeshje u zhvillua në formatin ‘Bo1’, në të cilën fitues doli ekipi shqiptar ndaj ekipit Apeks, me rezultat 19-16, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore ekipi shqiptar tani ka rekord të ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), dhe i duhet vetëm një fitore tjetër për t’u kualifikuar për Majorin e CS:GO në Paris.