Sonte, me fillim nga ora 23:00, Norvegjia dhe Anglia përballen në një nga sfidat më interesante të çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026.
Dueli vë përballë dy sulmuesit më në formë të turneut, Erling Haaland dhe Harry Kane, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar deri në minutën e fundit, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas superkompjuterit të Opta-s, Anglia hyn në këtë takim si favorite. Pas 25.000 simulimeve të zhvilluara nga modeli statistikor, “Tre Luanët” fituan në 49.5% të rasteve, duke pasur avantazh ndaj Norvegjisë, çka e bën këtë një nga përballjet më të balancuara të fazës çerekfinale.
Megjithatë, Norvegjia ka treguar se di të surprizojë. Skuadra skandinave ka eliminuar Brazilin në raundin e kaluar dhe mbështetet te forma e jashtëzakonshme e Erling Haaland, i cili ka shënuar në çdo ndeshje të këtij Botërori dhe vazhdon të jetë arma kryesore në sulm.

/GazetaBlic Sport/


