Sporti

Fabrizio Romano konfirmon skuadrën e re të Leo Messit

06/07/2023 18:22
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi do të luajë për Inter Miami, në MLS të Amerikës së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Fabrizio Romano, i cili shton se reprezentuesi argjentinas do ta bëjë të ditur vendimin në orët e ardhshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Në moshën 35-vjeçare, kampioni i botës kalon në kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku skuadra e Majamit zë vendin e fundit në konferencën e Lindjes.

Kjo nënkupton që nuk ka asnjë mundësi të fundit për Barcelonën.