Sporti

4 ndeshje brenda 10 ditësh në Serie A, super orar i ngarkuar për AC Milan

01/07/2026 12:27
nga:Mergim Rreci

Milani po hyn në një ritëm të lartë prej katër ndeshjesh në ligë në vetëm 10 ditë për herë të parë këtë sezon.

Trajneri Massimiliano Allegri është ngarkuar me detyrën për të balancuar me kujdes minutat e lojtarëve kryesorë, sepse presioni dhe lodhja do të jetë e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Strategu italian nuk po planifikon ndonjë rotacion të madh në ndeshjen e nesërme kundër Genoas dhe do të dërgojë forcat më të forta në fushë, përfshirë Luka Modric.

Pas Genoas, Milani do të përballet me Fiorentinën, Comon dhe Leccen.

Programi i Milanit për 11 ditët e ardhshme:

8 janar, Milano – Genoa
11 janar, Fiorentina – Milan
15 janar, Como – Milan
18 janar, Milan – Lecce

/GazetaBlic Sport/