Trent Alexander-Arnold mbërriti te Real Madridi nga Liverpooli sezonin e kaluar, por për shkak të lëndimeve dhe konkurrencës, ai nuk ka arritur të ambientohet.
Thashethemet kanë filluar të qarkullojnë tashmë për largimin e tij nga klubi, me Bayern Munich që thuhet se është i interesuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2031, dhe Transfermarkt e vlerëson atë me 70 milionë euro, me skuadrën gjermane që synon të bëjë një lëvizje të madhe.
Në ‘Allianz Arena’, Trent Alexander-Arnold do të bashkohej me bashkëlojtarin e tij tek Anglia, Harry Kane.
/GazetaBlic Sport/


