Sporti

Prezantuesja gjermane e mahnitur nga sjellja e Kovac: Ai është një zotëri i vërtetë

01/10/2026 12:37
nga:Mergim Rreci

Prezantuesja gjermane, Andrea Kaiser, intervistoi trajnerin e Borussia Dortmund, Nika Kovac, përpara barazimit 3-3 me Eintracht në Frankfurt.

Kovac u kthye në qytetin e tij të mëparshëm, ku filloi karrierën e tij si trajner në Bundesligë dhe i bëri përshtypje prezantueses me sjelljene e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“Niko Kovac është një zotëri i vërtetë. Ai po mban çadrën time dhe mendoj se është shumë mirë. Faleminderit për këtë. Tani mund të flasim hapur. Ti ishe trajner i Bayernit, por si është për ty të kthehesh në Frankfurt? Jo gjithçka mund të jetë njësoj që kur je larguar. Është sikur ke ndërprerë një marrëdhënie me dikë”, e pyeti ajo trajnerin Kovac.

“Bayern, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund janë klube të mëdha. Duhet të jem i sinqertë, Frankfurti ishte ndalesa ime e parë në Bundesligë kur u bëra trajner. Zemra ime është atje”, u përgjigj Kovac në programin televiziv Sat 1.

/GazetaBlic sport/