Sporti

Real Madrid dhe PSG premtojnë një përballje të “zjarrtë” në Ligën e Kampionëve

03/09/2022 09:16
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe PSG takohen sonte në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, atje ku kërkohet një vend në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të duhet të përmbys rezultatin nga 1-0 në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” për të kaluar në një raund të ri në kompeticionin e tyre të preferuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të jetë shumë kërkuese për Real Madridin, i cili në ndeshjen e parë tregoi një nivel më të ulët se zakonisht në Champions League dhe u mposht nga skuadra pariziene.

PSG ka avantazhin nga ndeshja e parë, por jo edhe sigurinë e plotë. Andaj, do të kërkojë që të ketë një paraqitje sa më të mirë edhe në Spanjë.

Manchester City përballet me Sportingun në ndeshjen tjetër, atje ku tashmë pothuajse është gjithçka e kryer, me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 0 me 5.

/GazetaBlic Sport/