Sporti

Elbasan Rashani luan ndeshjen e sezonit në futbollin francez, pritet të jetë titullar sot ndaj PSG

09/11/2021 10:14
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain i Mauricio Pochettino përballet me Clermont, skuadrën e Elbasan Rashanit, e cili aktualisht po ‘fluturon’ lartë në vendin e tretë në Ligue 1.

Parisienët do të synojnë të bëjnë pesë fitore nga pesë ndeshje dhe të rrisin epërsinë e tyre në krye të tabelës, por do ta kenë të vështirë ndaj një kundërshtari që po tregon ndeshje të mira, përcjell GazetaBlic Sport.

Kosovari, Elbasan Rashani, po shkëlqen me paraqitjet e tij gjithashtu tek skuadra franceze, atje ku ka shënuar tre gola, por ka kontribuar edhe me asistime.

Ai pritet të jetë edhe sot në formacionin startues të Clermont, atje ku synon që të shënojë edhe ndaj një skuadre siç është PSG.

Këto janë formacionet e mundshme.

PSG (4-2-1-3): Donnarumma; Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Diallo; Herrera, Gueye; Wijnaldum; Draxler, Icardi, Mbappe

Clermont: (4-2-3-1): Desmas; Zedadka, Hountondji, Ogier, N’Simba; Iglesias, Gastien; Dossou, Berthomier, Rashani; Bayo

/GazetaBlic Sport/