Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e radhës në këtë fundjavë.
Skuadra e Ballkanit do të përballet me Dukagjinin, me skuadrën nga Suhareka që vjen në këtë takim pas ngjarjeve ta fundit që ndodhën në ndeshjen ndaj Gjilanit.
“Xhebrailat” morën një fitore me rezultat zyrtar 0 me 3, pasi që tifozët vendas sulmuan portierin Stivi Frashëri.
Para ndeshjes me Dukagjinin, GazetaBlic Sport ka kontaktuar me mesfushorin e Ballkanit, Edvin Kuc, atje ku tha se i pret një ndeshje e vështirë ndaj Dukagjinit dhe se janë të lumtur me faktin se Stivi Frashëri tashmë është në gjendje shumë të mirë.
“Me siguri do të kemi një ndeshje të vështirë përpara, ndaj një ekipi që ka shumë lojtarë të mirë dhe me përvojë, të drejtuar nga një trajner i mirë. Ne në Gjilan treguam se jemi në vendin e parë për një arsye, skenat që ndodhën në atë ndeshje shpresoj të mos ndodhin më, më e rëndësishmja nga të gjitha është që portieri ynë, Stivi Frasheri është mirë dhe nuk ka pasur pasoja të rënda“, tha fillimisht Kuc.

Më pas ai foli edhe për epërsinë që kanë krijuar si lider të Superligës së Kosovës, por tha se duhet të jenë me “këmbë në tokë”.
“Është herët për të folur për titullin, kemi një numër të mirë pikësh, por kjo nuk do të thotë se tashmë jemi kampionë, ka edhe 9 ndeshje të tjera dhe secila është si një finale për ne“, përfundoi Kuc.
/GazetaBlic Sport/


