Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet në Turqi.
Të drejtuarit e Ilir Dajës po kryejnë përgatitjet finale para fillimit të stinorit pranveror, vetëm disa ditë pas triumfit në Superkupë ndaj Llapit.
Atmosfera duket të jetë shumë e mirë në kampin suharekas dhe titulli kampion është objektivi kryesor, por që nuk përjashtohen as trofetë e tjerë që janë në garë.
Kapiteni i kësaj skuadre, Edvin Kuc tha për ‘GazetaBlic Sport’ se përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe se janë të lumtur që kanë fituar tre ndeshjet miqësore, si dhe Superkupën ndaj Llapit.
“Përgatitjet po shkojnë mirë, falë Zotit të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm, kushtet e punës dhe organizimi i plotë është fenomanel, këtë vit moti na ka shërbyer mirë. Kemi pasur 3 ndeshje miqësore, të tria i kemi fituar. Ne luajtëm edhe një lojë Superkupe, e nisëm vitin ashtu siç e kishim planifikuar, kemi mundësi të fitojmë të 3 trofetë. Sigurisht që ne jemi favoriti i parë për të fituar, do të bëjmë çmos që ta realizojmë, nuk do të jetë e lehtë, por do të shkojmë një ndeshje në të njëjtën kohë. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë jemi të shëndetshëm, nuk kam asnjë dyshim për cilësinë tonë. Siç thashë, një ndeshje në një kohë, shpresoj që në fund të arrijmë objektivin e vendosur“, u shpreh kapiteni Kuc.

Më pas, ai pati edhe një koment për startin e shkëlqyeshëm në Rumani të ish bashkëlojtarit të tij tek Ballkani, Ermal Krasniqi. Kuc tha se nuk kishte asnjëherë dyshime në të, si dhe tha se ndjehet krenar për të.
“Nuk kisha dyshime për cilësinë e Ermalit, e meritonte si njeri dhe si lojtar, pres suksesin e tij, ai i dha shumë klubit dhe për këtë i jemi mirënjohës. I uroj gjithë të mirat dhe që së shpejti të bëjë një transferim edhe më të madh. Unë jam krenar për të“, përfundoi Kuc.
/GazetaBlic Sport/


