Distria Krasniqi e ka humur finalen në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare ishte fantastike deri në finalen e madhe, por atje u mposht nga francezja, Amadine Buchard, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për xhudisten tonë dhe në përgjithësi për sportin kosovar, pasi që Krasniqi mori medaljen e argjendtë.


