Sporti

Diskutimet për të ardhmen e Nico Williams nuk kanë të ndalur, nuk do të luajë në miqësoren ndaj Stuttgart

08/09/2024 14:02
nga:Mergim Rreci

Nico Williams nuk u thirr për ndeshjen përgatitore që Athletic Bilbao do të luajë në Gjermani kundër Stutgartit .

Mungesa e kampionit të Evropës për Spanjën shton dyshimet për të ardhmen e sulmuesit, i cili është synuar me ngulm nga Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport.

Nico Williams, 22 vjeç, u rikthye në stërvitje me baskët të martën dhe, sipas Mundo Deportivo , ende nuk është në gjendjen e nevojshme fizike për të luajtur.

Ndeshja e radhës e Athletic Bilbaos do të jetë ndaj Getafe, në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

/GazetaBlic Sport/