Sporti

Largimi i trajnerit Begolli, presidenti i Feronikelit 74′ flet për zëvendësuesin e tij

06/13/2023 14:27
nga:Mergim Rreci

Granit Begolli është larguar zyrtarisht nga skuadra e Feronikelit 74′.

Trajneri dhe skuadra nga Drenasi siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës, por që kjo nuk mjaftoi që palët të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Klubi insistoi për vazhdimin me të, por Begolli u largua për arsye personale, kurse zgjodhi fjalë të mëdha për drejtuesit e klubit dhe për kohën e kaluar së bashku.

Presidenti i skuadrës së Feronikelit 74′, Erlind Krasniqi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se klubi nuk ka biseduar me asnjë trajner, kjo për shkak se vazhdimi me Begollin ishte në planet e klubit.

“Nuk kemi biseduar me askënd, planet tona kanë qenë të vazhdojmë me Granitin, megjithatë, tani duhet të shohim opsionet para nesh. Unë fola me të, ai shprehu dëshirën për t’u larguar për arsyet e tij dhe e kuptova vendimin e tij“, tha shkurtimisht Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/