Sporti

Pep Guardiola merr një lajm të keq para derbit me Manchester United

09/27/2022 15:39
nga:Mergim Rreci

Lajm i keq për Pep Guardiolën.

John Stones u dëmtua në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve dhe për këtë arsye mund të detyrohet të humbasë derbin e Manchesterit, të planifikuar për të dielën në Etihad, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi doli jashtë në minutën e 37-të të ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë pasi pësoi një dëmtim në kofshë dhe u zëvendësua nga Kyle Walker.

Derbi mes Manchester United dhe Manchester Cityt luhet të dielën në “Etihad” nga ora 17:00.

/GazetaBlic Sport