Bernardo Silva ka folur para fillimit të Kampionatit Botëror.
Reprezentuesi portugez ka dhënë komentin e tij për kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, atje ku synon suksesin e madh me kombëtaren e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Shumë ambicie, shumë besim, duke ditur që kemi ardhur për një kompeticion special, të shkurtër dhe të paparashikueshëm, kundër skuadrave të mëdha. Ky është një brez i mirë dhe portugezët presin shumë nga ne. Jemi gati, kemi ardhur për të fituar. E dimë që është e vështirë, por ne erdhëm këtu me shumë ambicie”, tha Silva.
/GazetaBlic Sport/