Karim Benzema është praktikisht i përjashtuar nga opsionet e Real Madridit për ndeshjen e së shtunës ndaj Espanyolit, në takimin e xhiros së 25-të të Ligës Spanjolle.
Sulmuesi francez humbi seancën e dytë stërvitore radhazi, sipas Real Madridit ai shkoi në palestër, kështu që vështirë se do të jetë në dispozicion për të shtunën.
Reali do të duhet të mendojë edhe për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, të mërkurën e ardhshme, kundër Liverpool-it, përcjell GazetaBlic Sport.
Benzema ka shumë probleme fizike këtë sezon, ai ishte edhe jashtë Kupës së Botës, duke pasur tashmë dëmtimin e tij të tetë të sezonit.
/GazetaBlic Sport/


