Sporti

Barcelona e gatshme ta paguajë klauzolën e lirimit të Erling Haaland

03/23/2022 11:00
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht vështirësive financiare që po kalon, Barcelona është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të Erling Haaland, sulmuesit norvegjez 21-vjeçar nga Dortmundi, me kontratë deri në qershor 2024 me klubin e Bundesligës.

Sipas gazetës spanjolle, nëse Barça dëshiron të nënshkruajë sulmuesin, presidenti i Blaugranave, Joan Laporta do të duhet të paguajë rreth 80 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithsesi, sipas Mundo Deportivo, Manchester City është në pole position për të nënshkruar me lojtarin, i cili tashmë është shprehur se nuk është veçanërisht i hapur për një rinovim, pasi synon të luajë në një kampionat më konkurrues.

/GazetaBlic Sport/