Sporti

Ballkani në epërsi të tre golave, Prishtina dhe Ulpiana ‘qetë’ pas pjesës së parë

03/12/2022 13:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani është në avantazh ndaj Feronikelit me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë totalisht e dominuar nga skuadra e Ilir Dajës.

Armend Thaqi, Korenica dhe Baftiu shënuan golat për klubin nga Suhareka.

Në nëdeshjen tjetër, Prishtina dhe Ulpiana po luajnë pa gola 0 me 0.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/