Sporti

Asnjë futbollist i Dritës nuk u ftua nga Kosova, vjen reagimi i ashpër nga Valon Murseli

11/10/2023 16:23
nga:Mergim Rreci

Presidenti i skuadrës së Dritës, Valon Murseli ka reaguar ndaj listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës.

Sipas tij, edhe njëherë u dëshmua se njerëzit brenda FFK-së kanë inate personale me skuadrën e Dritës, inate këto që shkojnë përtej imagjinatës, duke mos ftuar futbollistë të skuadrës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Murseli e ka ‘goditur’ drejtorin teknik të Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, duke thënë se Drita nuk i nënshtrohet zhvatësit të asaj pozite asnjëherë.