Sporti

Al Nassr ofron 85 milionë euro për Gabriel Martinellin

07/05/2025 15:57
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi anësor i Arsenalit, Gabriel Martinelli, mund të jetë në prag të një transferimi te Al Nassr, me klubin saudit që dëshiron të nënshkruajë 24-vjeçarin si zëvendësim për Jon Duran, i cili pritet të bashkohet me Fenerbahcen.

Al Nassr fillimisht planifikoi të blinte Luis Diaz nga Liverpooli, por klubi anglez refuzoi të ndahej me lojtarin, kështu që sauditët kaluan te Martinelli.

Al Nassr është gati të paguajë 85 milionë euro për brazilianin. Në sezonin 2024/25, Martinelli shënoi 10 gola dhe bëri 6 asiste në 51 ndeshje për Arsenalin.

Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

/GazetaBlic Sport/