Sporti

Agim Ademi konfirmon sulmin ndaj tij për GazetaBlic

10/19/2021 14:11
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Ai është sulmuar sot në Parkun e Germisë, shkruan GazetBlic.

Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor, ai e ka konfirmuar këtë gjë për GazetaBlic Sport.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Pas pak do të dalim me një njoftim në faqe”, tha Ademi.

Policia e Kosovës jep detaje në lidhje me sulmin fizik ndaj Agim Ademit