Sipas BBC Sport, Granit Xhaka mund të bëhet lojtari i parë që nga Chris Waddle në vitin 1997 që asiston në katër ndeshje radhazi për Sunderland.
Xhaka e ka rizbuluar formën e tij më të mirë që nga kthimi në Angli, ish-lojtari i Arsenalit është vendosur menjëherë si kapiten dhe tashmë është në mesin e futbollistëve të nominuar për çmimin e më të mirit të muajit, transmeton GazetaBlic Sport.
Mesfushori shqiptar do të jetë titullar i padiskutueshëm në ndeshjen ndaj Manchester United, përballje kjo që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00.
Manchester United: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Dalot, Casemiro, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Cunha; Sesko
Sunderland: Roefs; Hume, Mukiele, Alderete, Masuaku; Rigg, Xhaka, Sadiki; Talbi, Isidor, Le Fee
/GazetaBlic Sport/


