Sporti

Van Dijk mendon se Slot mund të ketë sukses në Liverpool

04/25/2024 22:19
nga:Mergim Rreci

Virgil van Dijk beson se trajneri i Feyenoord-it, Arne Slot, “mund të jetë trajner i Liverpool-it” ndërsa Reds përpiqen të gjejnë një pasardhës për Jurgen Klopp.

Slot është shfaqur si favoriti i ri për të zëvendësuar Klopp në fund të sezonit, me bisedimet për një lëvizje në Anfield tashmë duke u zhvilluar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se Slot është një nga trajnerët më të mirë holandezë për momentin. Me mënyrën se si luan dhe filozofinë që ka, ai mund të jetë një trajner i Liverpool-it. Ne do të fokusohemi në sezonin e ardhshëm, por është ende shumë larg”, tha ai.