Sporti

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Milanit në Europa League

12/14/2023 11:46
nga:Mergim Rreci

Fitorja ndaj Newcastle nuk ishte e mjaftueshme që Milani të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve, me ‘Rossonerët’ që do të garojnë tashmë në Europa League.

Mediat italiane kanë publikuar tashmë kundërshtarët e mundshëm të Milanit në raundin e play-off-it të Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Shorti do të hedhet të hënën më 18 dhjetor në orën 14:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar në selinë e saj në Nyon të Zvicrës.

Kundërshtarët e mundshëm të Milanit në play-offin e eliminimit të Europa League
West Ham ose SC Freiburg
Brighton ose Olympique Marseille
Real Betis, Rangers ose Sparta Pragë
Sporting CP
Toulouse ose Union Saint-Gilloise
Rennes ose Villarreal
Slavia e Pragës
Qarabag ose Molde

/GazetaBlic Sport/