Sporti

Gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Turqi – Azerbajxhan

05/25/2021 19:03
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Turqisë në futboll do të luaj miqësore me Azerbajxhanin.

Kjo miqësore ndërkombëtare i është besuar gjyqtarëve kosovarë që ta ndajnë drejtësinë, përcjell GazetaBlic Sport.

Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt Visar Kastrati do e drejtojnë këtë ballafaqim.

Ndeshja mes Turqisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillohet të enjtën me 27 maj në “Oba Stadymu” të Alayna.

Turqia është pjesëmarrëse në ‘Euro2020’ dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor.

/GazetaBlic Sport/