Lajme

Fetahu: Kushtetuesja konstatoi se Ligji për Byronë është anti-kushtetues

07/01/2024 21:03
nga:G B

Me 26 qershor Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky vendim u arrit me pesë vota për dhe katër kundër.

Faton Fetahu, avokati i Partisë Demokratike të Kosovës[PDK] është deklaruar se fillimisht nuk janë marrë “fare në konsideratë” gjetjet e dy raportve kryesore të opinioneve qoftë nga Komisioni i Venecias apo edhe vërejtjet e “vazhdueshme” nga ana e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e kësaj fushe.

Fetahu deklaroi arsyejet se pse Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është anti-kushtetues dhe Gjykata Kushtetuese e shpalli gjatë javës së kaluar si “i pavlefshëm”.

“Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i miratuar në shkurtin e vitit të kaluar u konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese si jokushtetues, për faktin se nuk u morën në konsideratë fare gjetjet e dy raporteve të opinioneve të Komisionit të Venecies dhe as vërejtjet e opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertët e fushës”, shtoi Fetahu.