Sporti

Fetahaj pas pensionimit të Robert Gjerajt: Faleminderit për gjithçka – gjenerata e reja duhet të ndjekin si shembull

07/06/2023 13:40
nga:Lorik J

Liridon Fetahaj ka reaguar pas pensionimit të Robert Gjerajt nga futbolli aktiv.

Gjeraj i ka dhënë fund futbollit profesionist pas 22 vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.

Liridon Fetahaj i ka uruar suksese Gjerajt, teksa e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë për të ndër vite.

Ja postimi i Fetahajt pa ndërhyrje:

“Robert Gjeraj, falemnderit per gjithqka qe ke bere per mua dhe gjithe te tjeret duke qene shtys e zhvillimit te karrieres sime, mundi dhe angazhimi jote ne fushen e blert eshte deshmi se si duhet gjeneratat e tjera ta ndjekim Te uroj suksese ne karrieren e trenerit e paq fat ashtu si ne karrieren e futbollistit”, shkruan Fetahaj.

/GazetaBlic Sport.