Sporti

Fetahaj para ndeshjes me Rahovecin: Jemi optimist për rezultat pozitiv në një terren të vështirë

10/02/2023 19:39
nga:Lorik J

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e shtatë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll dhe ballafaqimi mes Rahovecit dhe Suharekës pritet të marrë vëmendjen kryesore.

Sulmuesi i FC Suharekës, Liridon Fetahaj është shprehur shumë optimist për këtë ballafaqim, teksa vlerëson edhe kundërshtarin duke thënë se janë organizuar mirë dhe luajnë futboll të bukur.

“Mendoj që jemi shumë optimist dhe besojmë se do të marrim rezultat pozitiv, në një nder terrenet më të veshtira për t’u luajtur futboll siç është një klub si Rahoveci që po tregon lojëra shumë të mira dhe një organizim shumë te mirë”, tha fillimisht Liridon Fetahaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Fetahaj shton se atmosfera brenda klubit është e mirë dhe rezultatet do vijnë.

“Atmosfera brenda klubit është shumë e mirë, pavarësisht që ne nuk i kemi marrë rezultatet të cilat i dëshirojmë, mirëpo besoj që do të vijnë shumë shpejtë pasi që besoj se po merr kohë edhe pak në komponim të skuadrës në pergjithësi”, përfundoi Fetahaj.

FC Suhareka dhe Rahoveci ballafaqohen të mërkurën nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport