Sporti

Festoi para lojtarëve të Coventry, Antony zbulon arsyen e gjestit të tij!

04/23/2024 18:31
nga:Mergim Rreci

Manchester United siguroi një biletë për në finalen e FA Cup pasi kaloi me penallti Coventry City. “

Djajtë e Kuq” pasi ishin 3-0 në avantazh gjatë 90-minutëshit, në fund u barazuan në 3-3 dhe nga seria e 11-metërshave lojtarët e United, u shfaqën më të saktë dhe fituan.

Në fakt, nga mënyra si shkoi ndeshja, te United nuk kishte shumë vend për gëzim, e megjithatë Antony nuk ia kurseu lojtarëve të Coventry një festë para syve. Braziliani, u kritikua shumë për gjestin e tij edhe pse së fundmi është munduar të justifikohet.

“Lojtarët e Coventry provokuan tifozët tanë dhe nuk ishte e bukur sepse bëhej fjalë për një moment me shumë tension. Unë reagova ndaj provokimeve të tyre dhe thjesht mbrojta klubin tim”, tha Antony.