Frank Lampard thotë se ai theu dorën teksa festonte fitoren e Evertonit në minutën e 99-të kundër Newcastle United.
Trajneri anglez festoi si i “çmendur” kur kuptoi se skuadra e tij shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kam thyer dorën duke festuar. Nuk e kuptova në atë moment, por ndërsa loja u zhvillua në dorën time fillova të kisha dhimbje. Megjithatë nuk më intereson. Unë kam folur tashmë me të [mjekun e klubit] dhe ai më dha disa pilula dhe unë mund të pi një ose dy birrë për shkak feste”, tha Lampard duke qeshur.



