Showtime

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit

05/31/2023 18:42
nga:G C

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit në Prishtinë.

Kështu kanë njoftuar organizatorët se festivali do të mbahet në fillim të gushtit të vitit 2024.

Si arsyetim është dhënë se po e përgatisin një “shtëpi” të përhershme për mbajtjen e tij.

Vitin e kaluar festivali ishte shtyrë për shkak të mosmarrëveshjes me Komunën. Komuna nuk ishte pajtuar fillimisht që festivali të mbahej Parkun e Gërmisë, por më pas e kishte lejuar një gjë të tillë.