Prishtina International Film Festival ka publikuar sloganin e ri të edicionit 14-të.
FOR HER (PËR TË) kështu duke dedikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.
Po ashtu, ky festival i filmit ka bërë të ditur se ndryshon edhe moto e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.
Edicioni i 14-të i PriFest pritet të mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë.
Kujtojmë se drejtoresha e Prishtina International Film Festival Vjosa Berisha ka ndërruar jetë më 23 qershor të këtij viti.