Kino Armata do të shfaq sot filmin “Le Sens de la fete” në kuadër të Festivalit të Filmit “Frankofon”.
Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë ftesë për të gjithë qytetarët që të vijnë dhe ta shikojnë këtë film, i cili është në frëngjisht, por do të shfaqet me titra në gjuhën shqipe.
Në komunikatën zyrtare të Ambasadës së Francës thuhet se festivali do të mbahet në disa qytete të Kosovës.
“Nga data 15 deri më 21 nëntor, në Prishtinë, Pejë dhe Prizren, çdo ditë, shpresojmë të shihemi në: Kolegjin AAB, Kino Armata, Institutin profesional ATC, Fondacionin 17, Anibar, Dokufest, për një javë të veçantë në 20 vjetorin e Festivalit të Filmit Frankofon!”, thuhet në njoftim.
“Luaneshat e Kodrës” do të jetë filmi përmbyllës për këtë edicion, i cili do të shfaqet në Kino Armata më 21 nëntor./KultPlus.com