Në tre raste të ndara në Prishtinë, tre qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga predha armësh, që dyshohet të jenë shkrepur gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat e rasteve
Raporti i plotë:
Prishtinë / 31.12.2025 – 01.01.2026 – Në tre raste të ndara, tre ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga predha të armës, dyshohet gjatë festimeve. Policia është duke hetuar rastin.


