Sporti

Festë tek Roma, klubi italian feston ditëlindjen e Jose Mourinhos

01/26/2023 16:26
nga:Lorik J

Skuadra e Romës festoi ditëlindjen e Jose Mourinhos.

Trajneri i njohur portugez feston sot ditëlindjen e tij të 60-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Videoja e momentit është publikuar në rrjetet sociale të ekipit të kryeqytetit italian, ku shfaqet një detaj kurioz: Pas urimit në italisht, Mourinho ka prerë vetëm një fetë të tortës dhe ia ka dorëzuar Lorenzo Pellegrinit, kapitenit të Giallorossëve.

Ja momenti: