Sonte në Prishtinë luhet xhiroja e katërt e UEFA Conference League, ku përballen kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut.
Drita e mirëpret Shkëndijën në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Dueli përputhet me festat e nëntorit, teksa dy tifozeri paralajmërojnë spektakël në tribuna. “Ballistët” nga Tetova do vijnë në numër të madh, rreth 1300, kurse edhe Intelektualët do jenë prezent në numër masiv.
Dy ekipet kërkojnë tre pikët, pasi me fitore, i rrisin gjasat për kalimin tutje.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, rreth 11 mijë bileta janë shitur për këtë duel.
Ky ballafaqim do transmetohet në RTSH, SuperSport2 dhe RTK.
/GazetaBlic Sport


