Skuadra e Llapit sot luan ndaj Ulpianës në xhiron e 19’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi rikthehet të luajë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, por tani me fushën e rregulluar në bari natyral, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi nga Podujeva ka organizuar një event para ndeshjes, ku do të zbulojnë fushën e re.
Ja njoftimi i klubit:
“Të dashur tifozë
Momentin e rikthimit në folenë “Zahir Pajaziti” e kemi pritur tash e një kohë të gjatë, andaj sot nuk ka arsye për mungesë sepse i duhemi më shumë se kurrë ekipit të zemrës drejt fitores.
Ju njoftojmë se dyert e stadiumit do të hapen në ora 12:00 dhe klubi ka përgatitur një koncert LIVE i cili fillon nga ora 12:30 ku do performoj këngëtari i mirënjohur llapjan, Gzim Hajdini.
Gjithashtu spiker zyrtar për ndeshjen e sotme do të jetë komentatori i mirënjohur, Skyfter Blakaj.
Ju ftojmë që përshkak të shmangies së turmës të vini sa më herët në stadium e të argëtoheni me muzikë dhe më pas me futboll.
Inagurimi i stadiumit do bëhet nga ora 13:00, ndeshja fillon në ora 13:30″, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


