Sporti

Festë kuqezi, lojtarë dhe tifozë bëhen bashkë për ëndrrën e madhe

06/18/2023 10:01
nga:L J

Shqipëria mori një fitore mjaft të rëndësishme në stadiumin Air Albania teksa mposhti Moldavinë me shifrat 2-0, falë golave të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Atmosfera te kuqezinjtë duket mjaft pozitive dhe grupi nën drejtimin e trajnerit Sylvinho është i bashkuar.

Këtë e lë të kuptohet mjaft mirë edhe festa e përbashkët e futbollistëve me tifozët pas ndeshjes.

Tifozët “Kuq E Zi” i ishin përgjigjur pozitivisht apelit për të mbushur shkallët e stadiumit dhe në fund, lojtarë dhe tifozë festuan së bashku me një ëndërr të madhe, siç është kualifikimi për në Euro 2024.