Sporti

Festë e madhe në stadium, Schalke rikthehet në Bundesligë

05/08/2022 09:11
nga:L J

Futbollistët e Schalke 04 kanë siguruar rikthimin në ligën e parë gjermane pas vetëm një sezoni të kaluar në të dytën falë fitores 3:2 në shtëpi kundër St. Pauli në ndeshjen e parafundit tëkampionatit.

Me këtë fitore, Schalke kryesuese arriti një ecuri prej 62 pikësh, pesë më shumë se Hamburger SV që është në vendin e dytë, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat e para nga liga e dytë gjermane do të sigurojnë hyrjen në Bundesligë, ndërsa vendi i tretë do të luajë kundër ekipit të vendit të 16-të nga liga e parë. Duke qenë se Schalke tashmë ia ka dalë, pas ndeshjes ndodhi kaos në fushë.

Kishte feste të çmendur mes lojtarëve me mbi 60 mijë tifozë në stadium për këtë ndeshje.

/GazetaBlic Sport