Sporti

“Festë e madhe”- Kështu u festua fitorja e Bad News Eagles në lokalet e Kosovës

11/06/2022 23:25
nga:E K

Bad News Eagles kanë arritur një fitore të madhe sot ndaj Faze.

Gamerat shqiptarë fituan 2:1 ndaj “FaZe” skuadër që është e para në botë në ranglistën e HLTV, shkruan GazetaBlic Sport.

Vertigo dhe Mirage ishin mapat ku “BNE” triumfuan ndërsa në “De_Nuke” kundërshtarët ishin të pandalshëm.

Faze ndalin rrugëtimin këtu,kurse BNE kanë akoma rrugë për në “Champions Stage”.

Kjo fitore ka bërë që e gjithë Kosova të shkruajnë dhe t’i gëzohen arritjes së gamerave tanë.

Në shumë lokale të Kosoves të rinjtë u grumbulluan për ta përcjell bashkë duelin e BNE ndaj FaZe.

Kur “Bad News Eagles” fituan, atmosfera shpërtheu në maksimum.

Ja disa nga pamjet: