Sporti

Festë e madhe edhe sonte në Napoli

05/07/2023 20:44
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit po e feston sonte titullin kampion në Serie A.

Napoletanët u shpallen zyrtarisht kampionë në ndeshjen e kaluar, duke e rikthyer titullin në shtëpi pas 33 vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.

Amir Rrahmani me shokë janë duke festuar momentalisht në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ pas fitores ndaj Fiorentinës, kurse rrugët e qytetit janë të mbushura me tifozë.