Sporti

Festë e madhe e Real Madridit, ja momenti kur kualifikohen në gjysmëfinalen e madhe

04/17/2024 23:57
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Real Madridi ka mposhtur Manchester Cityn në penallti, pasi 120 mintuat e lojës përfunduan me rezultatin 1-1. Rodrygo realizoi për Real Madridin në kohën e rregullt, kurse De Bruyne për Citizens.

Në penallti, Real Madrid ishte ekip më i saktë dhe fitoi me rezultatin 4-3.

Më poshtë momentin kur Rudiger shënoi penalltinë vendimtare: