Skuadra e Prishtinës mori një fitore me shumë vlerë ndaj Dritës sot në Gjilan.
Kryqytetasit triumfuan me përmbysje me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.
Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.
Kjo ishte festa e futbollistëve të Prishtinës pas ndeshjes në zhveshtore.
/GazetaBlic/


