Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Paris Saint-Germain dhe mund të kthehet në opsionet e Mauricio Pochettino për takimin e së shtunës me Lens.
Ylli argjentinas humbi takimin e tij të fundit me Angers për shkak të një inflamacioni të tendinit të tij të Akilit, por ai është rikuperuar dhe gati për të marrë pjesë në festën e titullit të PSG. Mjafton një barazim për të festuar titullin në zemër të “Parc des Princes”, përcjell GazetaBlic Sport.
Kthehet edhe Neymar gjithashtu, Verratti mbetet në dyshim për probleme fizike.
/GazetaBlic Sport/


