Sporti

Festa e madhe e lojtarëve të 2 Korrikut pas fitores në Ligën e Kampionëve për të rinj

10/02/2024 16:33
nga:Lorik J

Ekipi kosovar, 2 Korriku ka triumfuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Bylisit, duke u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve për të rinj.

2 Korriku ka mposhtur Bylisin sot me rezultatin 2-1, e poashtu me rezultat identik e fitoi edhe takimin e parë në Shqipëri, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, lojtarët e 2 Korrikut kishin festë të madhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

2 Korriku tani kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Youth League.

/GazetaBlic Sport